Kosova shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste – Qeveria Kurti muraton vendimin

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për shpalljen e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të vendit në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Sipas tij, IRGC është një strukturë që përdor dhunën e organizuar dhe terrorizmin si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global.

“Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut,” tha Kurti, duke theksuar bashkëpunimin me aleatët në luftën kundër terrorizmit.

Vendimi e pozicionon Kosovën në linjë me qëndrime të ngjashme të disa vendeve aleate në raport me këtë organizatë.