Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama që të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) lidhur me çështjen “Partizani”.
Duke e quajtur përballjen e mundshme “përballja e shekullit”, Berisha tha se në gjykatë do të bëhen publike, sipas tij, raste të korrupsionit të lidhura me kreun e qeverisë.
“E ftoj Ramën të bëhet burrë dhe të vijë në gjykatë, ose nëse nuk i mban, të zgjedhë një studio televizive. Në sallën e gjyqit do të dalë si delinkuent,” deklaroi Berisha.
Deklaratat e tij vijnë në kuadër të përplasjes së vazhdueshme politike dhe juridike mes opozitës dhe qeverisë lidhur me dosjen “Partizani”.
Ndërkohë pas thirrjes së përsëritur të Berishës, kryeministri Rama është përgjigjur vetëm me heshtje duke e shpërfillur retorikën e paraardhësit të tij në krye të qeverisë.









