Irani mbyll sërish Hormuzin – Trump minimizon krizën: ‘Bisedimet po shkojnë shumë mirë’

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur sërish pasi Irani ka ndryshuar qëndrim dhe ka vendosur të mbyllë përsëri Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për transportin global të energjisë.

Pas këtij zhvillimi, ka reaguar presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka tentuar të ulë tonet e krizës duke deklaruar se situata është nën kontroll dhe se kontaktet diplomatike po vazhdojnë.

“Po shkon shumë mirë, po zhvillohen bisedime shumë të mira. Ata u treguan pak të zgjuar, siç kanë bërë për 47 vite,” u shpreh Trump, duke iu referuar autoriteteve iraniane.

Megjithatë, presidenti amerikan përsëriti edhe deklarata të forta, duke pretenduar se SHBA ka goditur rëndë kapacitetet ushtarake të Iranit, përfshirë marinën, forcën ajrore dhe strukturat drejtuese.

Ai akuzoi Teheranin se po përpiqet të përdorë mbylljen e ngushticës si mjet presioni, por theksoi se kjo strategji nuk do të funksionojë ndaj SHBA-së.

“Ata donin ta mbyllnin përsëri ngushticën, siç kanë bërë prej vitesh, por nuk mund të na shantazhojnë. Po flasim me ta dhe do të kemi më shumë informacion deri në fund të ditës,” deklaroi Trump.

Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa zhvillimet në Ngushtica e Hormuzit vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes globale për shkak të ndikimit të tyre në tregjet ndërkombëtare dhe sigurinë rajonale.