Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka thirrur një mbledhje urgjente në të ashtuquajturën Dhoma e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, për të analizuar zhvillimet e fundit në Ngushtica e Hormuzit dhe për të diskutuar ecurinë e negociatave me Iranin.
Sipas raportimeve të Axios dhe burimeve zyrtare amerikane, në këtë takim të nivelit të lartë morën pjesë figurat kyçe të administratës, përfshirë zëvendëspresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe sekretarin e Thesarit Scott Bessent.
Në tryezë ishin gjithashtu edhe figura të tjera të rëndësishme të sigurisë kombëtare, si shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, i dërguari special Steve Witkoff, drejtori i CIA John Ratcliffe dhe kryetari i Shefave të Përbashkët të Forcave të Armatosura Dan Caine.
Takimi vjen në një moment kur tensionet në rajon janë rritur sërish, pavarësisht sinjaleve të mëparshme për progres në bisedimet mbi programin bërthamor iranian. Vetë Trump u shpreh se pala iraniane “është treguar pak më e butë”, por paralajmëroi se SHBA nuk do të tolerojë asnjë formë presioni apo “shantazhi”.
Presidenti amerikan la të kuptohet se zhvillimet mund të marrin një drejtim vendimtar brenda orëve në vijim, duke theksuar se bisedimet janë ende në proces dhe se një vendim për hapat e ardhshëm pritet shumë shpejt.









