Guardiola ndez garën për titull: City duhet t’i fitojë të gjitha!”

Manchester City mbetet ende në garë për titullin në Premier League, por trajneri Pep Guardiola ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk ka më hapësirë për gabime.

Sipas tij, “qytetarët” mund të shpallen kampionë vetëm nëse fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit, duke nisur një sprint final pa humbje.

City ka mundësi të ngushtojë diferencën me liderët dhe madje të kapë rivalët direkt nëse i fiton dy sfidat e radhës dhe përballjen direkte me Arsenal, por Guardiola thekson se çdo hap tjetër përveç fitores i nxjerr jashtë gare.

“Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, përndryshe nuk kemi shanse,” u shpreh trajneri, duke pranuar se humbja e pikëve gjatë sezonit e ka komplikuar situatën.

City fillimisht do të përballet me Chelsea, një test i rëndësishëm përpara duelit vendimtar ndaj Arsenalit që mund të përcaktojë fatin e titullit.