Njoftim zyrtar/ Goditje e fortë e SPAK – Sekuestrohen 39 pasuri të Agasit dhe Beqirit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër pasurive të dyshuara me origjinë kriminale, duke vendosur në sekuestro 39 asete në pronësi të biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët konsiderohen si drejtues të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas të dhënave nga hetimi, vetëm ndaj Agasit janë sekuestruar 29 pasuri të paluajtshme, përfshirë apartamente, vila dhe toka në zona të ndryshme të Tiranës dhe Durrësit. Po ashtu janë bllokuar shtatë llogari bankare dhe aktiviteti i kompanisë së tij.

Ndërkohë, për Beqirin janë vendosur nën sekuestro 10 pasuri të tjera, mes të cilave edhe një jaht luksoz, si dhe disa automjete dhe llogari bankare personale e biznesi.

Në të njëjtin operacion janë përfshirë edhe disa kompani të tjera, fondet e të cilave janë bllokuar në kuadër të hetimit për pastrim parash dhe aktivitete të paligjshme.

Sipas Prokurorisë, dy biznesmenët dyshohet se përdornin metoda të dhunshme për të eliminuar konkurrencën, përfshirë rrëmbime dhe kërcënime ndaj rivalëve, me qëllim tërheqjen e tyre nga tenderat publikë dhe sigurimin e përfitimeve të paligjshme.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë skemë kriminale.

PASURITË E SEKUESTRUARA

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Mirlinda Karcanajt i janë sekuestruar katërt pasuri të paluajtshme, një makinë dhe disa llogari bankare.

Me numrin më të lartë të pasurive të sekuestruara nga SPAK rezulton Ergys Agasi, me 27 pasuri të paluajtshme, subjektin “EA Solution”, një automjet luksoz dhe disa llogari bankare.

Ndërsa Ermal Beqirit i janë sekuestruar 6 pasuri të paluajtshmenjë mjet lundrues Yacht “Skyfall”, dy subjektet “Soft&Solution” dhe  “H” sh.p.k., automjete dhe motomjete sipas regjistrave dhe të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve.

Po ashtu, SPAK ka sekuestruar edhe 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k., në ngarkim të personit nën hetim Gëzim Hoxha, 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k. dhe 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”; në ngarkim të personit nën hetim Andis Papës, si edhe  100,840,264 ALL në subjektin “A”, në ngarkim të personit nën hetim Erion Ismailit.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:

“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

Në ngarkim të personit nën hetim Mirlinda Karçanaj:

– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;

– Llogari bankare në BKT

– Disa Llogari bankare në OTP Bank

Në ngarkim të personit nën hetimErgys Agasi:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria e llojit apartament, Durrës;

– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria e llojit, apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqiri:

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

Në ngarkim të personit nën hetimGëzim Hoxha:

– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

Në ngarkim të personit nën hetimAndis Papa:

– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;

Në ngarkim të personit nën hetimErion Ismaili:

– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;

Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive të mësipërme është konkluduar e vlera e përafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.

Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.