Njoftimi për armëpushimin dyjavor mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka nxitur optimizëm të menjëhershëm në tregjet globale. Indekset evropiane shënuan rritjen më të madhe ditore që nga 2022, me DAX +4.9%, CAC 40 +2.7% dhe FTSE 100 +1.6%, ndërsa tregjet aziatike dhe SHBA u rritën po ashtu.
Ndërkohë, çmimet e energjisë pësojnë rënie të fortë: gaz natyror në Europë -17%, WTI -14% dhe Brent -13%, për shkak të pritshmërisë për rikthimin e furnizimeve normale. Asetet “strehë e sigurt” vazhduan të rriten, me arin dhe Bitcoin që shënuan plus mbi 2%, duke reflektuar ndjeshmërinë e tregjeve ndaj zhvillimeve gjeopolitike.









