Dosja “Partizani”/ Ju kërkua një fakt konkret ku mbështet pretendimet për korrupsion në GJKKO – Balla: Nuk kam dokument, kështu e mendoj

Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për çështjen “Partizani”, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është përballur me pyetje të avokatit Sokol Mëngjesi mbi bazën e akuzave të tij.

I pyetur që të paraqiste një fakt apo dokument konkret mbi të cilin mbështet pretendimet për korrupsion, Balla është përgjigjur se bëhet fjalë për një vlerësim të tij personal.

“Kështu e mendoj,” ka deklaruar ai para trupës gjykuese.

Në vijim, i pyetur për rolin dhe ndikimin e Jamarbër Malltezit në çështje, Balla e ka cilësuar atë si përfitues dhe të lidhur me rrethanat e dosjes, duke theksuar edhe ekspozimin e tij publik, si dhëndër i ish-kryeministrit të kohës.

Seanca për dosjen “Partizani” vijon të shoqërohet me debate mes palëve, ndërsa dëshmitë e dhëna pritet të kenë peshë në vijim të procesit gjyqësor.

Sokol Mëngjesi: ku e bazoni kundraligjshmërinë?

Balla: e bëra sqarimin tim, është në prokurori dhe kallëzimin tim

Mëngjesi: na refero disa fakte që ke hetuar vetë apo i ke parë nga dokumentacioni?

Balla: s’kemi të bëjmë me rast tipik të korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për një pronë të MM privatizohet, kthehet prona, krijohet kompani, ndërtohet…. Faktet janë në nenet e kodit penal. Mbi të cilat mbështetet arsyetimi im

Mëngjesi: një fakt a dokument, ku e bazon korrupsionin

Balla: pa menduar se them dot. Jemi para një rasti se si një person i lidhur me person me pushtet publik, krijon kompani, marrëveshje, pasuri dhe i shkon pasuria personit me pushtet. Kam treguar fakte ae si një personi të lidhur me pushtetin i kthehet prona brenda ditës

Mëngjesi: kush e privatizon, nëse ka qenë pronë e ushtrisë, ndodhet në tokë të privatit dhe strukturat shtetërore e nxjerrin në privatizim, kush e privatizon?

Balla: shtëpia qendrore e ushtrisë ndodhet sot në pranë private, pse si kthehet kjo pronarit të truallit ndërkohë partizani i kthehet. Mendoj se ka favorizim. Personat e kallëzuar prej meje Berisha, Malltezi dhe persona të tjerë e kanë mundësuar privatizimin.

Mëngjesi: Berisha dhe Malltezi çfarë kanë bërë një veprim konkret?

Balla: të dhënat që kam patur i kam dhënë në kallëzim.

Mëngjesi: Unë nuk di gjë nga kallëzimi, mund të na e thuash

Malltezi: po ky po gënjen prap moj zonja gjyqtare

Mëngjesi: çfarë dok false kanë përdorur ish pronarët pranë AKKP

Balla: çfarë janë vërtetuar dhe arsyetimi mbi bazën e fakteve publike rezulton se ajo pronë është shpronësuar….

Elsa Ulliri: keni dijeni mbi pyetjen

Mëngjesi: ka afat që agjencia të marrë vendim

Balla: ka afat por skam dijeni se sa

Mëngjesi: pse pretendoni për Malltezin që e mori shumë shpejt. Ku i referohesh se këta e kanë marrë më shpejt se të tjerët?

Balla: jam kallëzues, nëse do kisha mundësi ti mblidhja të gjitha faktet s’kisha pse ia sillja prokurorisë. Në fund kam bërë në kallëzim disa pyetje që kërkoja nga spak ti verifikonte

Mëngjesi: Çfarë ndikimi ka ushtruar Malltezi?

Balla: Është përfitues, i lidhur dhe i ekspozuar publikisht, për shkak se është dhëndri i kryeministrit të kohës, kur bashkohen këto element tregon se ka përfituar

Ulliri: ju pyeti ndikimi cili është

Balla: Përmes lidhjes familjare ka ndikuar tek institucione për të marrë këto vendime. Kam dyshime referuar neneve përkatëse

Mëngjesi: a ka komunikuar Malltezi me dikë konkretisht?