Donald Trump rrit presionin ndaj Iranit – 48 orë kohë për marrëveshje ose përballje me pasoja të rënda

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se durimi i tij po shteron.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se Irani ka vetëm 48 orë kohë për të arritur një marrëveshje ose për të hapur Ngushtica e Hormuzit, përndryshe do të përballet me pasoja të rënda.

“A e mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë për të bërë një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit? Koha po mbaron – 48 orë para se të ketë pasoja serioze”, ka shkruar ai.

Ky reagim vjen në një moment tensioni të shtuar në rajon, ndërsa më herët, më 27 mars, Trump kishte deklaruar se do të ndalonte përkohësisht sulmet ndaj objekteve energjetike për një periudhë 10-ditore.

Deklaratat e fundit sinjalizojnë një ashpërsim të qëndrimit të administratës amerikane ndaj Teheranit, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme.