DEKLARATA/ Trump: “Kam gjithë kohën për marrëveshje me Iranin”

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk ndodhet nën presion për të arritur një marrëveshje me Iranin, duke theksuar se ai ka “gjithë kohën e botës” për negociata.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka reaguar ndaj raportimeve mediatike që e paraqisnin si të nxituar për një marrëveshje me Teheranin. Trump tha se një marrëveshje do të arrihet vetëm në momentin që është e favorshme për Shtetet e Bashkuara, aleatët e tyre dhe stabilitetin global.

Sipas tij, situata aktuale tregon se Irani është më i ekspozuar ndaj presionit për shkak të humbjeve të tij ushtarake, ndërsa SHBA do të veprojë vetëm në bazë të interesit strategjik dhe kushteve të përshtatshme.