Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se fushata ushtarake ndaj Iranit nuk ka përfunduar ende, duke theksuar se Izraeli ka arritur sipas tij “rezultate historike” në përballjen me Teheranin.
Në një deklaratë televizive drejtuar publikut vendas, Netanyahu tha se operacionet kanë goditur struktura të rëndësishme iraniane, përfshirë udhëheqjen e lartë ushtarake dhe kapacitete të lidhura me programin bërthamor dhe raketor të vendit.
Duke iu referuar rezervave të uraniumit të pasuruar në Iran, ai paralajmëroi se ato do të largohen “ose përmes një marrëveshjeje ose me mjete të tjera”, duke lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur SHBA dhe Irani po zhvillojnë negociata në Islamabad me ndërmjetësimin e Pakistan, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon.
Netanyahu theksoi gjithashtu se operacionet ushtarake izraelite nuk kanë përfunduar dhe se objektivat strategjikë të vendit mbeten ende në zhvillim.









