BUNDESLIGA/ Bayern Munich bën detyrën – Përmbys nga 0-3 në 4-3 rezultatin ndaj Mainz 05

KEdhe pse e kishte siguruar titullin kampion një javë më parë, Bayern Munich tregoi edhe një herë mentalitetin fitues duke realizuar një përmbysje spektakolare në transfertë ndaj Mainz 05.

Skuadra vendase e Mainz e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke shënuar tre gola në pjesën e parë dhe duke krijuar idenë e një fitoreje të sigurt. Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, kur bavarezët reaguan fuqishëm.

Me hyrjen në lojë të Harry Kane dhe Michael Olise, loja mori tjetër rrjedhë. Fillimisht shënoi Eric Maxim Choupo-Moting në minutën e 53-të, më pas Olise ngushtoi diferencën në të 73-ën.

Në minutën e 80-të, Jamal Musiala barazoi shifrat, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Kane realizoi golin e katërt, duke vulosur një përmbysje të pabesueshme 4-3.

(VIDEO) (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO

Në ndeshjet e tjera të Bundesliga, Bayer Leverkusen fitoi 2-1 në transfertë ndaj FC Köln, ndërsa Heidenheim mposhti St. Pauli me rezultatin 2-0. Dy takime të tjera përfunduan në barazim.

REZULTATET

1

RENDITJA

2