Anulohen bisedimet me Iranin – Trump ndalon udhëtimin e Witkof dhe Kishner në Pakistan: “SHBA ka të gjitha kartat”

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të anulojë udhëtimin e delegacionit amerikan në Pakistan për bisedime me Iranin, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të ndërmarrin hapa të tillë në këtë fazë.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se u kishte kërkuar të dërguarve të tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të mos udhëtonin drejt Pakistanit, pasi sipas tij “nuk ka kuptim një fluturim 18-orësh për bisedime pa rezultat”.

Ai shtoi se SHBA-të ndodhen në një pozicion të fortë negociues, duke theksuar se “i kanë të gjitha kartat” në raport me Iranin dhe se pala iraniane mund të kontaktojë Uashingtonin kur të jetë e gatshme për një marrëveshje serioze.

Ndërkohë, zhvillimi vjen në një moment kur ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është larguar nga Islamabad pas takimeve me drejtuesit pakistanezë, pa u zhvilluar asnjë takim i drejtpërdrejtë me përfaqësuesit amerikanë.

Kjo situatë sinjalizon një ngërç të ri në përpjekjet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa tensionet mbeten të larta dhe perspektiva për negociata të drejtpërdrejta mbetet e pasigurt.