Bisedimet SHBA-Iran mund të rifillojnë brenda dy ditësh – Trump: Po shqyrtim edhe një takim në Pakistan

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ekziston mundësia që bisedimet e drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iran të rifillojnë brenda dy ditëve të ardhshme.

Gjatë një interviste, Trump u shpreh optimist për rikthimin në tryezën e negociatave, duke lënë të kuptohet se një takim mund të zhvillohet në Pakistan, edhe pse vendndodhja përfundimtare mbetet ende e pasigurt.

Ai vlerësoi rolin e komandantit ushtarak pakistanez Asim Munir, duke theksuar se bashkëpunimi me të rrit gjasat për një ndërmjetësim të suksesshëm.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë konfirmojnë se diskutimet për një raund të ri negociatash janë në zhvillim, por pa një vendim përfundimtar.

Tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë, ndërsa situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet një pikë kyçe në zhvillimet gjeopolitike.