Zhbllokohet Juglindja – Pas 10 ditësh ARRSH hap nesër Librazhd~Prrenjas në rrugë alternative – kalimi i mundshëm për të gjitha mjetet

Pas shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00. Kalimi do të jetë i mundur për të gjitha llojet e mjeteve, duke përfshirë makina të vogla, transport qytetarësh dhe kamionë.

Segmenti i ri, 1.3 km i gjatë, do të ndërtohet pranë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, duke shmangur pjesën e dëmtuar nga erozioni dhe duke siguruar një pjerrësi të përshtatshme dhe të sigurt për qarkullimin e automjeteve.