Videoja që po bën xhiron e rrjetit – Reagimi i Juelës kur një vajzë afrohet pranë Rogertit

Një nga momentet më emocionale në Big Brother VIP Albania ditët e fundit ishte surpriza për banorin Rogert, i cili u ribashkua me vëllain e tij pas katër vitesh pa komunikim. Takimi u shoqërua me emocione të forta, lot dhe përqafime.

Megjithatë, përveç këtij momenti prekës, një detaj tjetër ka tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale. Gazetari Elton Tozaj ka publikuar një video ku shihet reagimi i Juelës gjatë një momenti me Rogertin.

Në pamjet e shpërndara, banorja Nikol afrohet për ta përqafuar dhe për ta uruar Rogertin për ribashkimin me vëllain. Por pak çaste më vonë, në skenë shfaqet Juela, e cila i afrohet menjëherë dyshes dhe ndërpret momentin mes tyre duke tërhequr vëmendjen e Rogertit.

Videoja është shoqëruar nga Tozaj me komentin: “Ja xhelozia e Juelës sa shikon një femër afër Rogertit”.

Pamjet kanë nxitur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit po diskutojnë nëse reagimi i Juelës ishte një shenjë xhelozie apo thjesht një ndërhyrje spontane mes banorëve të shtëpisë.