Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij ka zhvilluar bisedime “shumë të mira dhe produktive” me Iranin për të ndalur konfliktin në Lindjen e Mesme.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se gjatë dy ditëve të fundit janë zhvilluar diskutime të thelluara për një “zgjidhje të plotë dhe përfundimtare të armiqësive”. Për këtë arsye, ai ka urdhëruar shtyrjen për pesë ditë të të gjitha sulmeve të planifikuara ndaj infrastrukturës energjetike dhe centraleve të Iranit.
Presidenti shtoi se vendimi është i përkohshëm dhe do të rivlerësohet në bazë të ecurisë së negociatave, të cilat pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës.









