Trump dhe Putin telefonohen për Iranin – Bisedë njëorëshe mes tyre për zgjidhjen e konfliktit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar një bisedë telefonike që zgjati rreth një orë, ku në fokus ishte lufta në Iran dhe mundësitë për një zgjidhje të konfliktit.

Lajmi u bë i ditur nga Kremlini, ndërsa këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, e përshkroi komunikimin mes dy liderëve si të sinqertë dhe profesional.

Sipas tij, Putin ka paraqitur disa propozime për një zgjidhje të shpejtë politike dhe diplomatike të krizës, pas konsultimeve që kishte zhvilluar më herët me liderë të vendeve të Gjirit dhe me presidentin iranian Masoud Pezeshkian.

Nga ana tjetër, Trump ndau vlerësimin e tij për situatën aktuale, në kontekstin e operacionit të vazhdueshëm ushtarak të SHBA-së dhe Izraelit në rajon.

Sipas Ushakov, biseda mes dy liderëve përfshiu një shkëmbim konkret dhe të dobishëm pikëpamjesh mbi zhvillimet e fundit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të mbeten të larta.