Kompania amerikane e teknologjisë mjekësore Stryker konfirmoi më 11 mars se rrjeti i saj global u sulmua nga grupi haker pro-Iran, Handala. Sulmi, i zhvilluar përmes platformës cloud të Microsoft Intune, rezultoi në fshirjen e mbi 200,000 pajisje në 79 vende, duke paralizuar operacionet ndërkombëtare të kompanisë.
Grupi Handala e justifikoi veprimin si hakmarrje për sulmin raketor ndaj një shkolle vajzash në Minab, Iran, ku humbën jetën mbi 160 persona. Incidenti është pjesë e një valë të gjerë sulmesh kibernetike të organizuara nga më shumë se 60 grupe pro-Iran, që synojnë SHBA, Izraelin dhe sisteme kritike në energji, telekomunikacion dhe mbrojtje.
Në përgjigje, SHBA dhe Izraeli kanë ndërmarrë sulme kibernetike kundër Iranit, duke ndërprerë rrjete komunikimi dhe sensorë për të penguar koordinimin e sulmeve. Ky konflikt po shndërrohet në një luftë globale digjitale, me grupet pro-Iran që veprojnë në Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore, dhe në bashkëpunim me hakerë rusë dhe nord-afrikane.









