Alarm në Lindjen e Mesme – Italia evakuon trupat për të shmangur hakmarrjen iraniane

 Italia ka nisur një evakuim të pjesshëm të trupave të saj në Lindjen e Mesme, pas rritjes së tensioneve dhe kërcënimeve të mundshme për hakmarrje nga Irani. Numri i ushtarëve italianë në bazën Ali Al Salem në Kuvajt është reduktuar nga 41 në pak më shumë se 20, vetëm sa për të ruajtur funksionimin minimal të postës ushtarake.

Një operacion i koordinuar i inteligjencës italiane ka evakuuar gjithashtu personel nga Bagdadi, duke kaluar përmes Kurdistanit dhe Turqisë drejt Italisë. Një patrullë e vogël nga Erbili pritet të largohet gjithashtu në orët në vijim, duke u shmangur nga territori i ekspozuar ndaj sulmeve.

Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, theksoi se vendimi është pjesë e një “rimodulimi të kujdesshëm” të pranisë ushtarake italiane dhe se shumë vende evropiane kanë refuzuar t’u bashkohen operacioneve që mund të interpretohen si hyrje në konflikt.

Kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh se Italia nuk do të marrë pjesë në sulmet kundër Iranit dhe prioriteti mbetet ulja e tensioneve dhe ruajtja e marrëdhënieve strategjike me vendet e Gjirit, përfshirë Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin.

Ky lëvizje shihet si një sinjal i kujdesshëm i Romës ndaj ofensivës amerikane kundër Iranit, duke u përpjekur të shmangë përplasjen direkte me administratën Trump, por edhe të ruajë sigurinë e trupave dhe të bazave ushtarake në rajon.