Sulm rus me drona gjatë natës mbi Kiev – 4 të vdekur dhe 15 të plagosur

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 15 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë dhe raketa nga Rusia në rajonin e Kievit.

Sipas kreut të administratës rajonale të kryeqytetit ukrainas, Mykola Kalashnyk, sulmet u kryen gjatë natës dhe goditën disa zona të qytetit.

Ai bëri të ditur se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa dy prej tyre po i nënshtroheshin ndërhyrjeve kirurgjikale.

Sulmet prekën të paktën katër lagje në kryeqytetin e Ukrainës, duke shkaktuar dëme në ndërtesa banimi, institucione arsimore, biznese dhe në infrastrukturë kritike.

Autoritetet lokale po vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe operacionet e emergjencës në zonat e goditura.