Irani ka lëshuar dy raketa balistike drejt Katarit, duke goditur një nga objektivat më të rëndësishëm ushtarakë amerikanë në rajon.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qatar, njëra prej raketave u interceptua me sukses nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa tjetra arriti të godasë bazën ajrore amerikane Al Udeid Air Base.
Autoritetet katariote njoftuan se nga sulmi nuk ka persona të lënduar, ndërsa po vijojnë vlerësimet për dëmet materiale.
Baza Al Udeid konsiderohet instalacioni më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme dhe luan rol kyç në operacionet ajrore të SHBA-së në rajon. Sulmi vjen në kulmin e tensioneve mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.









