Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi sot seancën e dytë stërvitore përgatitore për ndeshjen ndaj Polonisë, e vlefshme për gjysmëfinalet e play-off-it të Botërorit 2026. Ky ishte edhe stërvitja e fundit në Shqipëri, para se kuqezinjtë të nisen nesër drejt Varshavës, ku të enjten do të luhet takimi vendimtar.
Trajneri Silvinjo për herë të parë pati në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar, duke eliminuar nevojën e “ndihmave” nga lojtarë të Superiores apo Kategorisë së Parë, të përdorura gjatë seancës së djeshme për të plotësuar numrin e skuadrës.
Të 26 futbollistët punuan sot intensivisht mbi aspektet taktike, duke u përgatitur për një sfidë që, ndonëse e njohur nga takimet e mëparshme me Poloninë, ka rëndësi vendimtare për historikun e Kombëtares në këtë play-off.
SHIH VIDEON















