Shtohen zërat kundër përjashtimeve të Sali Berishës – Më e votuara e Tiranës, Tabaku në krah të Salianjit: “Partitë nuk duhet të trajtohen si monopol”

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj vendimit të ish-kryetarit Sali Berisha për të përjashtuar Ervin Salianjin nga garës për kreun e partisë. Gjatë një takimi me të rinj në Shkodër, Tabaku theksoi se PD nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë dhe se vota duhet të jetë elementi vendimtar brenda partisë.

“PD duhet të shtohet dhe të zgjerohet, t’ia shtrijmë dorën kujtdo. Në një parti vendos vota; nuk ka rëndësi ku jam unë apo Salianji nesër, por ku do të jetë PD dhe demokratët”, tha deputetja.

Tabaku gjithashtu i bëri thirrje Salianjit që të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të selisë blu, duke nënvizuar rëndësinë e debatit brenda partisë dhe jo në mediat televizive.

Deputetja shtoi se nuk ka informacion për ndonjë vendim të Kryesisë për të mbyllur dyert e diskutimeve dhe se institucionet brenda partisë duhet të kenë kohë për të marrë vendimin e duhur.