Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar vendet anëtare të NATO-s për mungesën e përfshirjes së tyre në çështjen e Iranit, duke e përshkruar këtë vend si “të çmendur”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për ndihmën e aleancës dhe theksoi se forcat amerikane tashmë kanë arritur të shkatërrojnë kapacitetet ushtarake të Teheranit.
Në një postim në X, Trump nënvizoi: “Shtetet anëtare të NATO-s nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të ndihmuar me këtë vend të çmendur, që tani është shkatërruar ushtarakisht. SHBA-ja nuk ka nevojë për asgjë nga NATO-ja, por mos e harroni këtë moment të rëndësishëm.”
Deklaratat e tij vijnë ndërsa tensionet mes SHBA-së dhe Iranit vazhdojnë të rriten, duke përfshirë sulme dhe kundërsulme ushtarake në Lindjen e Mesme, dhe ndërsa aleatët perëndimorë bëjnë përpjekje për të menaxhuar situatën diplomatike dhe sigurinë rajonale.










