Disa shpërthime të forta janë raportuar mbrëmjen e së hënës pranë ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Bagdad.
Sipas raportimeve fillestare, në zonë janë aktivizuar menjëherë sirenat e alarmit, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe nuk ka ende informacione zyrtare për dëme apo të lënduar.
Ngjarja ndodh në një moment tensionesh të larta në rajon. Më herët gjatë ditës u raportua edhe për një sulm me dron në Emiratet e Bashkuara Arabe, pranë një fushe nafte të njohur si Shah Oil Field.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse shpërthimet në Bagdad lidhen me zhvillimet e fundit të konfliktit në Lindjen e Mesme.









