Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një rafineri të Valero Energy në Port Arthur, duke shkaktuar alarm te autoritetet dhe banorët e zonës.
Pas incidentit, mbi rafineri janë ngritur flakë të mëdha dhe një re e dendur tymi, çka ka shtuar shqetësimet për ndotje të mundshme të ajrit. Si masë sigurie, banorëve në pjesën perëndimore të qytetit u është kërkuar të qëndrojnë brenda shtëpive.
Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një defekti në një ngrohës industrial.
Kompania bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar dhe se i gjithë stafi është i sigurt dhe i evidentuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.









