BE në alarm për energjinë globale – Ursula von der Leyen nga Australia kërkon paqe urgjente në Lindjen e Mesme”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një zgjidhje të menjëhershme diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme, duke theksuar ndikimin e drejtpërdrejtë që ai ka në furnizimet globale me energji.

Gjatë një vizite zyrtare në Australi, ku u shfaq përkrah kryeministrit Anthony Albanese, ajo u shpreh “thellësisht e shqetësuar” për përshkallëzimin e situatës dhe theksoi se dialogu mbetet rruga e vetme për t’i dhënë fund armiqësive.

Von der Leyen nënvizoi se disa vende të Bashkimit Europian po shqyrtojnë mundësinë për të kontribuar në garantimin e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik për tregtinë globale të energjisë.

Ajo paralajmëroi se pasojat e konfliktit tashmë po ndihen në mbarë botën, me rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit që po godet ekonomitë, bizneset dhe konsumatorët. Sipas saj, stabiliteti në këtë rajon mbetet thelbësor për garantimin e furnizimeve energjetike në nivel global.