Sekrerari amerikan i shtetit, Marko Rubio: Operacionet kundër Iranit po ecin përpara planit

Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Marko Rubio, njoftoi se operacionet ushtarake ndaj Iranit po zhvillohen sipas planit dhe madje po ecin përpara afateve të parashikuara.

Në një intervistë për Al Jazeera, Rubio tha se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është shkatërrimi i kapaciteteve të prodhimit të armëve të Iranit. Ai theksoi:
“Ne do të shkatërrojmë fabrikat që prodhojnë raketa dhe dronë, të cilët përdoren për të sulmuar fqinjët dhe forcat tona në rajon.”

Sekretari Rubio paralajmëroi gjithashtu se situata mund të ndikojë në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të energjisë.
“Nëse Irani përpiqet ta bllokojë ngushticën, do të përballet me pasoja reale, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara, por edhe nga vendet e rajonit dhe komuniteti ndërkombëtar,” shtoi ai.

Rubio theksoi se progresi i deritanishëm në operacione i jep SHBA-së një avantazh strategjik në menaxhimin e sigurisë rajonale.