Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se kanë përmbyllur një seri sulmesh ajrore në shkallë të gjerë në Teheran, duke synuar atë që e konsiderojnë si infrastrukturë të regjimit iranian.
Sipas njoftimit zyrtar, goditjet janë kryer në zonat qendrore të kryeqytetit dhe kanë pasur në shënjestër objekte të lidhura me kapacitetet ushtarake dhe prodhimin e armëve.
“Pak më parë përfunduam një valë të gjerë sulmesh ndaj infrastrukturës së regjimit iranian në zemër të Teheranit,” thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Më herët gjatë ditës, ushtria bëri të ditur se kishte goditur rreth 170 objektiva në të gjithë Iranin brenda 24 orëve, përfshirë struktura që lidhen me kërkimin dhe zhvillimin e armëve.
Ndër objektivat e goditura përmenden edhe objekte për prodhimin e motorëve të dronëve, si dhe disa qendra kryesore ushtarake në pjesën perëndimore të vendit.









