Juglindja e izoluar – Rruga alternative Librazhd-Prrenjas – ARRSH prezanton zgjidhjen e përkohshme (VIDEO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka publikuar projektin e segmentit alternativ të aksit Librazhd-Prrenjas, pas shembjes së rrugës më 1 shkurt. Projekti përfshin një rrugë 1.3 km përgjatë lumit Shkumbin, pranë hekurudhës, për të shmangur zonat e rrezikshme.

Punimet përfshijnë devijimin e lumit, riparimin e urës së dëmtuar dhe largimin e materialeve të rrëshqitura në “Arrat e Gurrës” për stabilizimin e shpatit. Bashkëpunimi me OST dhe OSSH siguron heqjen e shtyllave të tensionit të lartë dhe të ulët, ndërsa Policia e Shtetit menaxhon sigurinë e qarkullimit.

Shërbimi Gjeologjik Shqiptar po vlerëson mundësinë e rikonstruksionit të segmentit të dëmtuar, ndërsa rruga alternative do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve deri në rikthimin e plotë të infrastrukturës.