Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për të rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Në përgjigje të interesit të medias, Komisioni Europian thekson se ka marrë në konsideratë rezultatin e votimit të zhvilluar në parlamentin shqiptar.
Sipas reagimit zyrtar, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit mbeten elemente thelbësore në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Komisioni Europian nënvizon gjithashtu rëndësinë që institucionet shqiptare të garantojnë një mjedis të përshtatshëm për funksionimin e drejtësisë:
“Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
Reagimi vjen pas votimit në Kuvend, ku shumica socialiste vendosi të mos i japë autorizimin SPAK për arrestimin e Ballukut, një vendim që ka nxitur reagime edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë.









