Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka synim të pushtojë shtetet fqinje, ndërsa u ka kërkuar falje atyre për sulmet e fundit.
Në një mesazh video të transmetuar në televizionin shtetëror iranian, Pezeshkian theksoi se Irani nuk do të pranojë kërkesën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dorëzim pa kushte.
Ai u bëri thirrje vendeve të rajonit për bashkëpunim, me qëllim vendosjen e paqes dhe stabilitetit. Sipas tij, autoritetet iraniane kanë dhënë udhëzim që forcat e armatosura të mos sulmojnë vendet fqinje, për sa kohë që Irani nuk sulmohet i pari.
Presidenti iranian paralajmëroi gjithashtu aktorët rajonalë që, sipas tij, mund të përpiqen të përfitojnë nga situata për të goditur Iranin, duke theksuar se nuk duhet të bëhen “kukulla të imperializmit”.
Në deklaratën e tij, Pezeshkian shtoi se mbështetja nga Izraeli ose nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përbën një rrugë drejt nderit dhe lirisë për vendet e rajonit.









