Ministri i Drejtësisë i Libanit, Adel Nassar, ka akuzuar Hezbollah se i ka dhënë Izraelit një “pretekst” për të nisur luftën kundër Libanit.
Në një deklaratë të fundit, Nassar tha se dështimi i Hezbollahut për të bashkëpunuar me qeverinë libaneze dhe vendimi i grupit për të lëshuar raketa drejt Izraelit ka përshkallëzuar situatën në rajon.
Sipas tij, organizata e mbështetur nga Irani po vepron sikur kërkon të ketë një rol të drejtpërdrejtë në konfliktin më të gjerë rajonal mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
“Interesi i Libanit dhe i të gjithë popullit të tij është të qëndrojë larg konflikteve rajonale”, u shpreh Nassar, duke shtuar se vendi duhet të jetë një “model paqeje për botën” dhe jo të përfshihet në luftërat e të tjerëve.
Hezbollahu është një lëvizje islamiste dhe forcë paraushtarake e fuqishme në Lindjen e Mesme, e krijuar pas pushtimit të Libanit nga Izraeli në vitin 1982, kur trupat izraelite morën kontrollin e një pjese të madhe të territorit libanez.









