Përplasje deklaratash në Lindjen e Mesme – SHBA mohon se Irani ka rrëzuar avionin e saj luftarak

Pas pretendimeve të Gardës Revolucionare të Iranit se një avion amerikan F/A-18 u godit mbi Çabahar, Komanda Qendrore e SHBA-së reagoi menjëherë, duke mohuar çdo incident.

Në një postim në platformën X, SHBA e cilësoi lajmin si dezinformatë të regjimit iranian, duke nënvizuar se imazhet dhe informacionet që qarkulluan ishin të rreme ose mashtruese.

“Për të qenë të qartë: Asnjë avion luftarak amerikan nuk është rrëzuar nga Irani”, theksoi Komanda Qendrore.

Ky reagim vjen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku informacionet e shpërndara nga palët rrisi