Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka paralajmëruar një përballje të fortë ndaj Atalanta BC në fazën e 1/16-ve të UEFA Champions League, duke theksuar se bavarezët nuk duhet ta marrin lehtë këtë sfidë.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes në Bergamo, Kompany tha se përballja do të jetë shumë e vështirë, pasi Atalanta është një skuadër e fortë dhe me përvojë në arenën europiane.
“Do të jetë një ndeshje e madhe kundër një ekipi të fortë italian. Ata janë fizikë dhe shumë agresivë në mbrojtje. Ne duhet të përdorim përvojën tonë dhe të gjejmë mënyrën për të shënuar nëse duam të fitojmë,” u shpreh trajneri belg.
Ai vlerësoi edhe arritjet europiane të Atalantës, duke kujtuar suksesin e tyre ndaj Bayer Leverkusen, ndërsa shtoi se skuadra e tij e ka analizuar me kujdes lojën e italianëve, të cilët janë veçanërisht të rrezikshëm në krosime dhe në zonën e rreptësisë.
Kompany foli edhe për gjendjen e sulmuesit anglez Harry Kane, duke konfirmuar se ai është në formë të mirë dhe është stërvitur normalisht, por vendimi për aktivizimin e tij do të merret vetëm pak para ndeshjes.
Përballja mes Atalantës dhe Bayern pritet të jetë një nga ndeshjet më spektakolare të kësaj faze të Champions League, me bavarezët që synojnë të konfirmojnë rolin e favoritit









