Pas incidenteve të ndodhura në seancën e fundit parlamentare, në Kuvendi i Shqipërisë janë shtuar masat e sigurisë. Gjatë seancës së sotme është vënë re prania e një gardisti pranë tavolinës së kryetarit të grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla.
Vendosja e gardistit vjen pas tensioneve të forta të regjistruara në seancën e kaluar, kur Balla u bë objekt i reagimeve të ashpra nga deputetët e opozitës.
Për këtë situatë ka reaguar edhe deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Flamur Noka, i cili i është drejtuar kryetarit të Kuvendit për të kërkuar shpjegime mbi arsyen e vendosjes së gardistit pranë tavolinës së Ballës gjatë zhvillimit të seancës.
Kujtohet se në seancën e kaluar pati debate të ashpra dhe përplasje mes deputetëve, madje edhe tentativa për konfrontime fizike. Tensionet u ndezën pasi Taulant Balla ofendoi deputeten demokrate Albana Vokshi, duke i drejtuar asaj një koment që shkaktoi reagime të forta nga opozita dhe përshkallëzoi situatën në sallën e Kuvendit.









