Nis seanca për imunitetin e Ballukut – bie në sy mungesa e disa deputetëve socialistë në sallën e Kuvendit

Ka nisur në Kuvendi i Shqipërisë seanca plenare ku pritet të votohet kërkesa e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Në nisje të seancës është vënë re mungesa e disa deputetëve të Partisë Socialiste, mes tyre Fatmir Xhafaj, Blendi Gonxhe, Elisa Spiropali si dhe vetë Belinda Balluku, për të cilën po shqyrtohet kërkesa e prokurorisë.

Në sallën e Kuvendit është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa nga radhët e opozitës deputeti Oerd Bylykbashi po lexon raportin e Partisë Demokratike, sipas të cilit duhet t’i jepet autorizimi SPAK-ut për arrestimin e ish-zv.kryeministres Balluku.

Paralelisht me zhvillimet brenda sallës së Kuvendit, opozita ka paralajmëruar edhe një protestë jashtë godinës së Parlamentit, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare.