PARALAJMERIMI/ “Shqipëria luan futboll të shkëlqyer” – trajneri polak, Jan Urban: Nuk është faji im nëse nuk e vëreni

Trajneri i Kombëtares së Polonisë, Jan Urban, ka shprehur respekt dhe vlerësim të lartë për Shqipërinë përpara ndeshjes së 26 marsit. Në një intervistë për “Przegląd Sportowy Onet”, ai theksoi se skuadra shqiptare luan futboll të qendrueshëm dhe me inteligjencë taktike.

“Do të luajmë me vetëbesim, por në të njëjtën kohë duhet të njohim realitetin: Shqipëria ka treguar se mund të fitojë kundër skuadrave si Polonia, Republika Çeke dhe më parë edhe në Kampionatin Europian kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës,” tha Urban.

Trajneri polak vlerësoi gjithashtu punën e trajnerit shqiptar dhe stabilitetin e ekipit: “Kjo është një skuadër e qëndrueshme, me një trajner të mençur që drejton prej tre vitesh dhe lojtarët dinë se si të reagojnë në çdo situatë. Nëse dikush nuk e sheh cilësinë e tyre, nuk është faji im.”