Bandat shqiptare po përdorin rrjetet sociale si TikTok, Facebook dhe Instagram për të shitur cigare me çmime të ulëta, duke ofruar “dërgesë ekspres” në banesat në Mbretërinë e Bashkuar.
Një investigim i gazetës britanike “Daily Mail” zbuloi disa faqe në TikTok dhe Facebook, në gjuhën shqipe, që reklamonin marka të ndryshme cigaresh për klientët në Britani.
Sipas raportimit, cigaret paraqiten si të ardhura nga Shqipëria ose Greqia dhe shiten me çmime 6–7 paund për paketë, ndërkohë që çmimi mesatar në Mbretërinë e Bashkuar arrin rreth 16 paund. Diferenca e madhe e çmimit ngre dyshime për kontrabandë, shmangie të taksës së duhanit dhe mundësi falsifikimi.
Një prej llogarive në TikTok dhe Facebook operonte me një emër që përkthehet si “paketa cigaresh shqiptare”, duke ofruar produkte nga Shqipëria dhe Greqia me dërgesë në shtëpi. Faqja në fjalë është hequr nga TikTok pas raportimit nga gazetarët e “Mail”.
Një gazetari të medias britanike iu ofruan paketa me çmim 6.50 paund, krahasuar me 17.75 paund që kushtojnë në supermarketet britanike.
Profesori i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Ervin Karamuço, deklaroi për “Daily Mail” se përfshirja e grupeve kriminale shqiptare në kontrabandën e cigareve nuk është surprizë.
“Nuk është për t’u habitur që, përveç trafikut të armëve dhe drogës, organizatat kriminale shqiptare janë të përfshira edhe në kontrabandën e cigareve në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe pse ky aktivitet nuk është aq fitimprurës sa droga, ai mbetet një burim i rëndësishëm i të ardhurave kriminale,” u shpreh ai.
Sipas tij, ekziston dyshimi se zyrtarë të korruptuar doganorë mund të mbyllin sytë ndaj dërgesave të paligjshme, ose madje të përfshihen në organizimin e tyre.
Sipas raportimit, grupet shqiptare janë të përfshira në kontrabandën e cigareve në Bashkimin Europian prej të paktën 20 vitesh. Shqipëria përmendet si një nga qendrat e prodhimit të cigareve të falsifikuara, ndërsa së fundmi autoritetet kanë zbuluar dhe bastisur një fabrikë të paligjshme në qytetin e Librazhdit.