“KILOMETRI I FUNDIT”/ Berisha thërret tjetër protestë shqiptarët më 12 mars: Opozita mblidhet para Parlamentit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar zhvillimin e protestës së radhës së opozitës më 12 mars.

Gjatë një fjalimi me qytetarët në Durrës, Berisha u bëri thirrje mbështetësve të mblidhen para Parlamentit, duke e cilësuar këtë si moment kyç politik. “Sot është koha e protestës, të gjithë në protestë në datën 12 mars. Të gjithë tek Parlamenti sepse është gjyqi i Edi Ramës dhe Ballukut,” u shpreh ai.

Protesta e fundit e opozitës, e mbajtur më 28 shkurt, u shoqërua me tensione, përplasje dhe incidente, përfshirë hedhjen e molotovëve si dhe sulmin ndaj ish-vilës së Enver Hoxha, ngjarje që shkaktoi reagime të shumta publike dhe politike.

Me thirrjen e re për mobilizim, opozita sinjalizon vijimin e aksionit të saj në javët në vijim.