Garda Revolucionare e Iranit ka vijuar luftën e deklaratave me Shtetet e Bashkuara, duke ironizuar publikisht presidentin Donald Trump me një mesazh provokues në anglisht.
Në një reagim të shpërndarë së fundmi, Garda përdori frazën ikonike të Trumpit:
“Hej Trump, je i pushuar nga puna” – një referencë direkte ndaj sloganit të tij të njohur nga televizioni.
Mesazhi vijon me tone ironike: “Ti e di mirë këtë frazë. Faleminderit për vëmendjen tënde ndaj kësaj çështjeje”, duke përzier të kaluarën e Trump si figurë televizive me rolin e tij aktual në politikë.
Ky është episodi i dytë ku Garda Revolucionare përdor gjuhë të tillë publike ndaj Trumpit, në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe SHBA-së mbeten të larta që prej nisjes së konfliktit në fund të shkurtit.
Retorika e ashpër dhe ironitë publike tregojnë se përplasja mes dy palëve po zhvillohet jo vetëm në terren, por edhe në frontin e propagandës dhe komunikimit global.









