Izraeli tjetër sulm masiv ndaj Iranit: 100 avionë dhe mbi 250 bomba mbi selitë ushtarake

Izraeli ka ndërmarrë një operacion të gjerë ajror kundër objektivave iraniane, duke përdorur mbi 250 bomba dhe më shumë se 100 avionë luftarakë, njofton ushtria izraelite.

Sulmi kishte si synim selinë qendrore të Islamic Revolutionary Guard Corps në lindje të Teheranit, si dhe njësi të tjera strategjike, përfshirë njësinë kibernetike dhe njësinë e forcave speciale për “shtypjen e protestave”. Sipas ushtrisë izraelite, objektivat u goditën në momentin kur personeli iranian po planifikonte operacione ushtarake dhe po menaxhonte fushata kundër Izraelit dhe vendeve të rajonit.

Burimet ushtarake izraelite e cilësojnë operacionin si një nga më të mëdhatë ajrore të ndërmarra kundër infrastrukturës ushtarake iraniane, duke theksuar përmasat e përdorura dhe efektivitetin e sulmit.

Autoritetet iraniane nuk kanë reaguar ende zyrtarisht mbi shkallën e dëmeve, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar dhe priten zhvillime të reja.