Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit iranian, ka reaguar pas sulmeve amerikano-izraelite që vranë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Ai e quajti Khamenein “gjakatari i kohës sonë” dhe parashikoi se Republika Islamike “shumë shpejt do të hidhet në koshin e plehrave të historisë”.
Pahlavi shtoi se çdo përpjekje për të zgjedhur një pasardhës të Khameneit është e dënuar të dështojë dhe bëri thirrje për bashkim kombëtar dhe mobilizim në rrugë për të siguruar tranzicionin drejt një Irani të lirë dhe të begatë.
Ai e përshkroi vdekjen e udhëheqësit si një mundësi për të zbutur plagët e familjeve të viktimave të regjimit dhe e konsideroi këtë moment si “fillimin e festës kombëtare” të iranianëve për lirinë e ardhshme.









