“E turpshme!” – Edmond Spaho sulmon Flamur Nokën për përjashtimet në PD: I përdorni njerëzit dhe i flakni

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar ashpër pas vendimit të Flamur Noka për përjashtimin e Arlind Boshku dhe Dritan Burgija nga strukturat e PD.

Në një reagim publik, Spaho e cilësoi këtë vendim si të turpshëm, duke theksuar se i njeh të dy prej më shumë se 15 vitesh dhe se ata, bashkë me familjet e tyre, kanë dhënë kontribute të rëndësishme për Partinë Demokratike që nga themelimi i saj, përfshirë edhe mbështetje financiare ndër vite.

Ai kritikoi ashpër mënyrën e funksionimit të partisë, duke paralajmëruar se praktika të tilla po e dëmtojnë PD-në, duke e dobësuar dhe përçarë atë, si dhe duke larguar njerëzit me vlera.

Spaho përdori tone të forta për të përshkruar situatën, duke akuzuar lidershipin për sjellje utilitare ndaj anëtarëve: sipas tij, ata mbahen pranë kur nevojiten dhe largohen sapo nuk janë më të dobishëm.

Ndërkohë, përjashtimi i Boshkut dhe Burgijës është interpretuar nga disa si një lëvizje politike e lidhur me mbështetjen e tyre për Ervin Salianji, ndërsa vetë Noka ka deklaruar se vendimi lidhet me shkelje dhe përfitime personale nga detyra.

Postimi i plotë:

Kur bashkepuntoret e PS te perjashtojne per “bashkepunim” me PS.

Perjashtimi i Arlind Boshkut dhe Dritan Burgise nga PD eshte i turpshem. Vecanerisht “akuza” qe kane bashkepunuar me PS dhe kane perfituar personalisht.

I njoh prej me shume se 15 vitesh. Jo vetem ata, por edhe prinderit dhe familjaret i kane kontributore te PD qe nga themelimi i saj. Per me shume, kane dhene nder vite kontribute te rendesishme financiare per aktivitetin politik te PD.

Me keto praktika puniste PD po tkurret, zvogelohet, mbyllet, perçahet, largon ata qe kane sakrifikuar dhe tremb njerezit me vlera ti ofrohen PD.

Kur ta kam nevojen te mbaj ne krahe, nese nuk me duhesh me, te perze me shkelma nga partia personale.

Nuk di a do ngreje zerin ndonje ne PD per keto turpe.

Sot heshtim, neser e provojme vete ne kurriz.