Emisari i Bashkimi Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim në Washington, D.C. me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.
Pas takimit, Sorensen bëri të ditur se në fokus të diskutimeve ka qenë ecuria e dialogut mes Kosovo dhe Serbia, si dhe koordinimi i hapave të ardhshëm.
“Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe harmonizuam qëndrimet mbi hapat e ardhshëm”, u shpreh ai, duke sinjalizuar një bashkëpunim të ngushtë mes BE-së dhe SHBA-së në këtë proces.
Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ndërkombëtarët po intensifikojnë përpjekjet për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.









