Alarm për lajmet e rreme – Video të krijuara me AI për luftën SHBA-Izrael-Iran pushtojnë rrjetet

Një valë videosh dhe imazhesh të krijuara me inteligjencë artificiale po përhapet me shpejtësi në internet, duke pretenduar se tregojnë zhvillime nga lufta mes Shtetet e Bashkuara, Izrael dhe Iran. Sipas ekspertëve, këto materiale të fabrikuara kanë grumbulluar qindra miliona shikime në rrjetet sociale dhe po përdoren nga krijues përmbajtjeje për përfitime financiare.

Një analizë e bërë nga BBC Verify ka identifikuar disa video të rreme që pretendojnë të tregojnë sulme me raketa në Tel Aviv apo zjarr në Burj Khalifa në Dubai. Këto pamje janë shpërndarë gjerësisht në internet dhe kanë shkaktuar konfuzion te publiku.

Po ashtu janë shpërndarë edhe imazhe satelitore të manipuluara, të cilat pretendojnë të tregojnë dëme në baza ushtarake amerikane, megjithëse ekspertët thonë se ato janë të krijuara ose të modifikuara me mjete të inteligjencës artificiale.

Specialistët paralajmërojnë se zhvillimi i shpejtë i teknologjive të AI e ka bërë shumë të lehtë krijimin e materialeve të tilla brenda pak minutash, gjë që rrit rrezikun e përhapjes së dezinformatave gjatë konflikteve ndërkombëtare.

Ndërkohë, platforma sociale X ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht nga programi i monetizimit përdoruesit që publikojnë video të krijuara me inteligjencë artificiale për konflikte pa i etiketuar qartë si materiale të gjeneruara me AI.