Pesë persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën lehtë pas një zjarri që shpërtheu në një pallat apartamentesh në Mangeu, pranë Barcelonës, njoftuan zjarrfikësit lokalë.
Sipas agjencisë EFE, të gjithë të vdekurit ishin të rinj dhe disa mund të kenë qenë të mitur. Zjarri nisi në një depo brenda ndërtesës pesëkatëshe në këtë qytet me rreth 21,000 banorë, dhe për arsye ende të paqarta viktimat nuk mundën të largoheshin në kohë.
Policia katalanase ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.









