Tragjedi në Lezhë – Përplasi për vdekje këmbësorin – arrestohet shoferi

Një aksident tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit në Lezhë, ku një automjet përplasi për vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30 në kryqëzimin e Rrilës, kur drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 46 vjeç, humbi kontrollin dhe goditi këmbësorin, i cili nuk mbijetoi.

Shërbimet e Policisë Rrugore vepruan shpejt, identifikuan dhe arrestuan shoferin, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës vijojnë.