TAKIMI/ Van Horn në zyrën e Peleshit – diskutohen partneriteti strategjik dhe siguria

E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horn, zhvilloi këtë të martë një takim informal me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në ambientet e Kuvendit.

Takimi, që zgjati rreth 30 minuta, përfundoi pa deklaratë zyrtare publike, por burime për median bëjnë me dije se fokusi ishte mbi partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, duke theksuar marrëdhëniet e ngushta ndërmjet dy vendeve.